Blog Image

Portali BE & BP / Tregu Energjetikë Shqiptare

Prezantim i Qendrës Shqiptare për Rregullimin dhe Konservimin e Energjisë

Ky Portal është pjesë e Qendrës Shqiptare për Rregullimin dhe Konservimin e Energjisë. ACERC është një qendër think tank me synime hulumtuese dhe këshillëdhënëse mbi tregun energjetikë Shqiptare ne kuadrin e integrimit rajonal dhe atë evropiane te energjisë (IEM). Inkuadrim ne te cilin ACERC synon dhënien e një kontributi te kualifikuar ne promovimin e një liberalizimi dhe integrimin efektiv si dhe përdorimin efikas të burimeve të energjisë.

Profilet e aktiviteteve kryesore te ACERC shikojnë nxjerrjen e raporteve, artikujve dhe periodikeve. Mbajtjen edhe nëpërmjet partnereve te aktiviteteve mbështesë ne ngritjen e kapaciteteve të aktorëve te tregut, si seminare, trajnime dhe konferenca kombëtare dhe rajonale. Iniciativa qe plotësohen duke avokuar në sektorin e energjisë për të promovuar ngritjen e një forumi si Shkollën Shqiptare Rregullore.

Për më shumë mund te gjendet duke vizituar Faqen Zyrtare Acerc | Albanian Energy Market - AEM Group in LinkedIn

Njoftim: Portali ACERC është në standby nga janari 2016!

Përditësime TESH 2016 Posted on Tue, July 24, 2018 20:39:02

Të dashur Miq dhe
Kolegë!

Portali këtu është në standby nga janari 2016! Për ketë, njoftimet e sjella i referohen deri
periudhës se mësipërme! Sidoqoftë, ne do të vazhdojmë të përdorim kohë pas kohe
mediat shoqëruese duke ju përmbajtur angazhimit origjinale për të sjellë
përditësimet më të rëndësishme të lidhura me tregun e energjisë në Shqipëri.

Për sa më sipër,
mendimi juaj është gjithmonë shumë i dobishëm në punën tonë të përditshme dhe
ne do të jemi mirënjohës nëse dëshironi ta ndani me ne! Kliko këtu për të kontaktuar me
ne për të lënë dëshminë tuaj, për dërgimin e çdo mendimi, për të dërguar ndonjë
kërkesë, etj.

Faleminderit dhe respekt,

Lorenc Gordani

www.adviser.albaniaenergy.org



OSHEE Express Interest on Electric Equipment Material for Maintenance, ACERC Notice on 19 Sept. 2016

Përditësime TESH 2016 Posted on Mon, September 19, 2016 14:25:33

Albanian
Operator of Electricity Distribution (OSHEE) announces the open of a public
procurement for the Regional Directorate of Vlore on the purchase electric
material for maintenance.

The
procurement will be perform for all the interested parties with open procedure through
the electronic source. The limit fund is established 210,299.27 Euro (29,187,377
Lek) without VAT, with the source funding
from Albanian Operator of Electricity Distribution.

The
deadline for delivering of the material is establish within 30 days from the
submission of the contract. The prequalification submission deadline 11/10/2015
and the deadline for opening of prequalification applications will come within
the 11/10/2015.



Albania free oil blocks: emerges in the auction block B with deadline until October 10 by Nertila Maho 09/17/2016 (text in Albanian)

Përditësime TESH 2016 Posted on Sun, September 18, 2016 15:28:18

Blloqet e lira të naftës, del në ankand edhe Blloku B, aplikimet deri në 10 tetor

Nga Nertila Maho 17/09/2016

Qeveria ka rritur intensitetin për kalimin e blloqeve të lira të naftës tek privatët e interesuar për kërkimin e naftës duke e përfituar këtë të drejtë përmes ankandeve. Pas Bllokut të Panajasë, 5 dhe C duket se Agjencia Kombëtare e Burimeve të Natyrës ka vendosur të kalojë të drejtën e shfrytëzimit edhe për Bllokun B.

Ky bllok ndodhet në zonën e Rodonit në pjesën perëndimore të vendit. Afati i fundit për subjektet e interesuara mbi këtë bllok për aplikimet është data 10 tetor 2016 ndërkohë që për tre blloqet e tjera afati është 30 nëntori. Blloku B ka një një sipërfaqe prej 776 km2. Nisur nga punimet sizmike të kryera, puset e shpuar dhe stili tektonik i vërtetuar më në jug, në këtë bllok prognozohet struktura e Gjuricës Perëndimore, si dhe ngritjet e Gjuricës dhe Rinasit. Në total rezultojnë 13 puse të shpuara në Ishëm, Fushëkuqe, Thumanë, Adriatik dhe Miloti. Qeveria do të publikonte fillimisht një hartë me 13 blloqe të lira por deri më tani nuk ka asnjë marrëveshje të mbyllur me sukses edhe pse ka pasur disa shpallje. Për Dumrëne dhe Bllokun 4 prej një vitit thuhet se po vazhdojnë negociatat për termat ekonomike me Shell dhe Navitas mbi të drejtën e kërkimit dhe prodhimit të naftës dhe gazit në këto Blloqe përmes shfrytëzimit nga nënshkrimi i një kontrate koncensionare.



Free Monthly Auctions Procedure of TSO Capacities between Albania – Kosovo by Dr Lorenc Gordani, 09 August 2016

Përditësime TESH 2016 Posted on Tue, August 09, 2016 12:13:11

Drejtoria e Operatorit të Tregut Njofton për
Ankand Mujor, 08 Gusht 2016

Operatori
i Sistemit të Transmetimit OST sh.a. njofton shpalljen e ankandit Mujor, të
alokimit të kapaciteteve të interkonjeksioneve, për muajin Shtator 2016
(periudha 1 Shtator deri më 30 Shtator 2016), sipas kapacitetit
disponibël kufiri Shqipëri – Kosovë ATC [ MW ]


Eksport OST–> KOSTT 1 Shtator 2016 ora 00:00, deri më 18 Shtator 2016 ora
24:00, CET 105 dhe 21 Shtator 2016 ora 00:00, deri më 30 Shtator 2016 ora
24:00, CET 105

– Import
KOSTT  OST 1 Shtator 2016 ora 00:00, deri më 18 Shtator 2016 ora 24:00, CET
105 dhe 21 Shtator 2016 ora 00:00, deri më 30 Shtator 2016 ora 24:00, CET 105

Kufiri
Shqipëri – Mali i Zi, dhe Shqipëri – Greqi ankandi zhvillohet nga SEE CAO.

Ankandi
do të hapet ditën e Mërkure, dt. 17/08/2016, ora 10:00, në adresën: Operatori i
Tregut të Energjisë Elektrike OST sh.a. Autostrada Tiranë – Durrës, Km 9,
Yrshek, Kashar, Tiranë, Shqipëri

Sa
me sipër është e vlefshme nëse KOSTT nuk do te njihet si zone kontrolli ne
muajin Shtator 2016. Nëse KOSTT do te njihet si zone kontrolli, ankandi do te
zhvillohet për kufirin OST-KOSTT, dhe ndoshta me kapacitetin e plote 210 MW.

For more visit the Official Website of ACERC | Albanian Centre for Energy
Regulation and Conservation – ACERC
in LinkedIn



ERE reviews price for small HPPs, Monitor magazine, 03.05.2016 (article in Albanian)

Përditësime TESH 2016 Posted on Mon, March 07, 2016 09:02:56

ERE rishikon çmimin për HEC-et e vogla, Revista Monitor, 05.03.2016

Tarifa fikse e energjisë elektrike, që do t’u paguhet prodhuesve të vegjël të
energjisë nga KESH për vitin 2016, do të jetë 7.448 lekë/kwh. Vitin që shkoi kjo
tarifë ishte 7.636 lekë për kilovatorë.

Ulja me 0.2% e tarifës që KESH do të paguajë ndaj HEC-ve koncesionare për
këtë vit vjen për shkak të një metodologjie të re që kishte miratuar më parë
Këshilli i Ministrave.

Enti Rregullator i Energjisë bëri të ditur se diferencat që mund të
rezultojnë ndërmjet çmimit të miratuar për vitin 2016 dhe çmimit të miratuar për
periudhën e ndërmjetme me vendimin e Bordit të ERE-s nr. 156, datë 24.12.2015,
do të sistemohen nëpërmjet korrigjimit të faturimeve përkatëse.

Ky vendim ka fuqi prapavepruese pasi i shtrin efektet që nga data 1 janar e
këtij viti.

Lorenc Gordani, Drejtor Juridik i Shoqatës së Energjisë së Rinovueshme (AREA)
tha se, Këshilli i Ministrave, për vitin 2015 nxori një VKM, e cila përcaktonte
metodologjinë e përcaktimit të çmimit të blerjes së energjisë bazuar në bursën e
Hungarisë HUPX, duke mos respektuar formulën e nxjerrjes së çmimit të energjisë
për HEC-et e vogla përcaktuar në Ligjin nr. 138/2013 dhe që është në fuqi.

Referenca tek bursa e Hungarisë për çmimin e energjisë së rinovueshme në
Shqipëri kur dhe vetë Hungaria për energjinë e saj të rinovueshme nuk bën
referencë te bursa e saj, e cila mbledh brenda të gjitha llojet e energjive,
tregon një vendim jo me qëllim stimulues në sektor, por paralizues.

“Nga sa përshkruar më lart kuptohet që rreziku ynë është shumë i madh sepse
këtu nuk është i qartë ende se cili do të jetë çmimi i blerjes së energjisë dhe
fryma e cila i rrethon institucionet tona vendimmarrëse është përqendruar tek
ulja e marzhit të fitimit të këtyre HEC-eve (deri dhe çuarje në faliment)” tha
ai. Asnjë nga institucionet vendimmarrëse si Ministria, ERE etj., nuk duan ta
kuptojnë që këto HEC-e janë ndërtuar nga ne dhe janë pronë e përbashkët
privat-shtet dhe ne si investitorë e kemi të drejtë t’i shfrytëzojmë për një
afat të përcaktuar dhe më pas t’ia dorëzojmë shtetit.

Vendimet e mara nga Këshilli i Ministrave dhe nga ERE janë në kundërshtim me
Ligjin nr. 138/2013 dhe çfarë është më e keqja është se penalizojnë investimet
në vend mbi rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe favorizojmë importin. Në këtë
situatë, ne e shikojmë zgjidhjen e problemeve tona te drejtësia dhe te shteti i
së drejtës i cili respekton kontratat dhe marrëveshjet midis palëve, tha
Gordani.



Albania: Fierza problem wheels on turbines 1 and 3, Monitor Magazine, 01/08/2016 (article in Albanian)

Përditësime TESH 2016 Posted on Sat, March 05, 2016 12:26:32

Fierza, rrotat në
turbinat 1 dhe 3 janë problem, Revista Monitor,
08.01.2016

Teksa reshjet kanë nisur të
përqendrohen me intensitet në vetëm disa ditë, përmbytjet janë shtuar dhe
vëmendja për mirëmbajtjen e HEC-ve në lumin në Drin është shtuar.

Duke raportuar për gjendjen e
HEC-ve, KESH shpjegon se në HEC-in e Fierzës mbeten problem rrotat e punës së
turbinave 1 dhe 3, të cilat nuk janë zëvendësuar me rehabilitimin e
Hidrocentralit. Por burimet zyrtare nga KESH njoftojnë se kompania ka në planet
e saj afatgjata zëvendësimin e tyre.

HEC-Fierzë është parashikuar si
vepër e klasit të parë për sa i përket rrezikshmërisë, shpjegon KESH. Diga e
Fierzës është projektuar për prurje maksimale llogaritëse në periudhën e
reshjeve 1 herë në 10 mijë vjet 6100 metër kub për sekondë dhe për prurje
maksimale kontrolluese në periudhën e reshjeve 1 herë në 10 mijë vjet (9600
metër kub për sekondë).

Gjithashtu gjeneratorët e
agregateve veçanërisht Ag-2 shfaqin rritje të temperaturave me rreth 12 gradë
mbi normalen dhe kanë nevojë rehabilitimi me zëvendësim të nuklit të
pështjellave.

Në vitin 2012 KESH përfundoi
investimin 30 milionë euro për rehabilitimin e dy turbinave të hidrocentralit
të Fierzës. investimi i kryer me ndihmën e donatorëve dhe burimeve të KESH-it
bëri të mundur rritjen e prodhimit të energjisë elektrike me 2 për qind, por
edhe pse të amortizuara rrotat e turbinave 1 dhe 3 nuk u ndërruan.

Sakaq KESH bën të ditur se, gjatë
viteve të shfrytëzimit të HEC Firezë, me burimet e KESH janë kryer ndërhyrje
për për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e pajisjeve elektromekanike të agregateve
nga të cilat. Janë bërë riparime dhe saldime të varjeve dhe kavitacioneve të
lopatave të aparatit drejtues dhe rrotës së punës në turbinat 1 dhe 3, punim i
cili ka përmirësuar kushtet e shfrytëzimit.

Hidrocentrali i Fierzës është i
tipit me digë të rezervuar. Diga është me mbushje gurësh dhe bërthamë argjile.
Diga është 161.5 metër e lartë dhe 380 metër e gjatë, gjerësia e digës shkon në
576 metër në bazamentin e saj në 13 metër në kreshtën e digës. Diga e Fierzë
kur u nderua ishte e e dyta e këtij lloji në Europë për nga lartësia e saj. Ajo
ka një volum prej 8 milionë metër kubë dhe krijon një rezervuar m,e një volum
prej 2.7 miliardë metër kub ujë në një sipërfaqe 72 km katror. Punimet për
ndërtimin e HEC-it nisën në vitin 1970 dhe në 1978 u viu në punë turbina e
parë. HEC-i u vu në punë me kapacitet të plotë në vitin 1980.

Fierza u ndërtua me pajisje të
ardhura nga Kina por mbi konceptet e inxhinierëve shqiptarë dhe për ndërtimin e
saj u angazhuan 14 mijë punonjës.

HEC-et e kaskadës prodhojnë
mesatarisht 3850 GWh ore energji elektrike në një vit duke krijuar të ardhura
mesatare 17 miliardë lekë ose 1.3 për qind e PBB.