Blog Image

Portali BE & BP / Tregu Energjetikë Shqiptare

Prezantim i Qendrës Shqiptare për Rregullimin dhe Konservimin e Energjisë

Ky Portal është pjesë e Qendrës Shqiptare për Rregullimin dhe Konservimin e Energjisë. ACERC është një qendër think tank me synime hulumtuese dhe këshillëdhënëse mbi tregun energjetikë Shqiptare ne kuadrin e integrimit rajonal dhe atë evropiane te energjisë (IEM). Inkuadrim ne te cilin ACERC synon dhënien e një kontributi te kualifikuar ne promovimin e një liberalizimi dhe integrimin efektiv si dhe përdorimin efikas të burimeve të energjisë.

Profilet e aktiviteteve kryesore te ACERC shikojnë nxjerrjen e raporteve, artikujve dhe periodikeve. Mbajtjen edhe nëpërmjet partnereve te aktiviteteve mbështesë ne ngritjen e kapaciteteve të aktorëve te tregut, si seminare, trajnime dhe konferenca kombëtare dhe rajonale. Iniciativa qe plotësohen duke avokuar në sektorin e energjisë për të promovuar ngritjen e një forumi si Shkollën Shqiptare Rregullore.

Për më shumë mund te gjendet duke vizituar Faqen Zyrtare Acerc | Albanian Energy Market - AEM Group in LinkedIn

Albania: hydro-energy sector – 2013-2014 EITI Report, January 22, 2016 (text in Albanian)

Përditësime TESH 2015 Posted on Sat, January 23, 2016 20:02:40

Albania: Sektori i hidro-energjisë – Raporti EITI 2013-2014, Janar 22, 2016

Prodhimi hidro-energjitik në Shqipëri dominohet nga sektori publik. Në fund të vitit 2014, Shteti Shqiptar zotëronte dhe administronte Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST) dhe Operatori Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE).

KESH është prodhuesi më i madh në vend. Me një kapacitet të instaluar prej 1,448 MW ose 80% të fuqisë totale të instaluar në vend, ndërtuar në kaskadën e lumit Drin në veri, KESH gjeneroi rreth 87% të prodhimit të energjisë në vitin 2013. Kjo peshë ra në 72% në vitin 2014, për shkak të rritjes së aktivitetit të HEC-eve private dhe HEC-ve me konçesion në këtë sektor.

ERE raportoi një prodhim vendas hidro-energjitik prej 6,956 GWh në vitin 2013 dhe 4,726 GWh në vitin 2014. Nëse prodhimi vendas do të vlerësohej me çmimet mesatare zbatuar në eksportet e energjisë, vlera e prodhimit vendas do të ishte rreth 25.5 miliard lekë (ekuivalente me 243 milionë USD) në vitin 2013 dhe 24.1 miliard lek (ekuivalente me 229 milionë USD) në vitin 2014. Megjithatë, për shkak se KESH e shet prodhimin e tij me çmim të rregulluar prej 1 Lek për KWh (ekuivalente me 0.01 USD për KWh) shitjet nga sektori nuk i kalojnë 11 miliard lekë (ekuivalente me 106 milionë USD) në vitin 2013 dhe në 9.6 miliard lekë (ekuivalente me 91 USD) në vitin 2014.

Shteti shqiptar subvencionon sektorin e energjisë përmes rregullimit të çmimeve të prodhimit të energjisë, transmetimit dhe shpërndarjes. Ky fakt shpjegon kontributin relativisht të ulët të sektorit në PBB-në, rreth 2%.

vitin 2013, humbjet në sistemin e shpërndarjes për shkak të kushteve të dobta teknike dhe lidhjeve informale në sistem ishin rreth 45% e energjisë së transmetuar. Në vitin 2014, humbjet ranë në 37.81%energjisë së transmetuar si rezultat i përpjekjeve të përbashkëta të Qeverisë Shqiptare dhe OSHEE.Kontributi i munguar i humbjeve të energjisë matur me çmimet mesatare në eksport vlerësohet të jetë rreth22.3 miliard lekë në vitin 2013 (ekuivalente me 212 milionë USD) dhe 19.9 miliard lekë në vitin 2014(ekuivalente me 190 milionë USD).

Struktura e kostos së prodhimit të brendshëm të energjisë ka ndryshime në 5 vitet e fundit, me rritjen e prodhimit nga HEC-t private dhe me konçesion dhe pritet të ndryshojë edhe më tej në të ardhmen, kur një numër i madh HEC-sh të mesme dhe të vogla me konçesion do të hyjnë në fazën e prodhimit.

Kontributi i sektorit përllogaritet jo më pak se 0.2% të të ardhurave totale të Buxhetin e Shtetit në vitin 2013dhe 0.1% në vitin 2014. Përkrah fluksit normal të të ardhurave ne vitin 2013, Qeveria Shqiptare arkëtoi rreth 15,439 miliard lekë nga privatizimi i hidrocentraleve të Ulzës, Shkopetit dhe Bistrica 1 dhe 2, të cilat ishin nën administrimin e KESH deri në mesin e vitit 2013. Nëse do të shtonim edhe këto të ardhura, kontributi në Buxhetin e Shtetit në vitin 2013 do të rritej në 4.9%.

Të dhënat e raportuara nga AKBN tregojnë se një numër i madh HEC-sh dhënë me konçesion nuk kanë filluar ende ndërtimin ose janë ende në ndërtim e sipër në datën e këtij raporti, duke shfaqur vonesa me dy ose më shumë vite. Më konkretisht, nga 502 HEC-e dhënë me konçesion, 308 HEC-e me fuqi të instaluar prej 1,152 MW dhe energji të parashikuar prej 5,359 GWh nuk kanë filluar ende ndërtimin. Ndërsa 84 HEC-e janë në fazën e ndërtimit. Nëse të gjitha HEC-et do të kishin përfunduar ndërtimin brenda dy vjetëve nga data e konçesionit dhe do të prodhonin energjinë e parashikuar në kontratën e konçesionit, tarifa e koncesionit do të ishte rreth 1.78 miliard lekë në vitin 2013 dhe rreth 1.9 miliard lekë në vitin 2014. Këto vlera janë mbi 10 herë më shumë se të ardhurat nga tarifa e konçensionit e mbledhur në të dy vitet.



Albania plans to open the procedure for the bigger hydropower project (text in Albania)

Përditësime TESH 2015 Posted on Wed, January 06, 2016 18:15:04

Projekti i Skavicës, MEI: PD shpif, ja e vërteta e procedurave, Postuar më: 05 Janar 2016

Viti i ri në opozitë nuk kishte si të fillonte ndryshe për Partinë Demokratike, përveçse duke lëshuar shpifjen e parë për 2016.

Fabrikimi i radhës sot kishte të bënte me hidrocentralin e Skavicës. Mjaftonte që zonja Duma të kërkonte një informacion pranë Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë përpara se të dilte në konferencë, por tashmë jemi mësuar se zëdhënësve të Partisë Demokratike nuk u intereson e vërteta, por shpifja që vet fabrikojnë, vet mediatizojnë e më pas vet besojnë.

Sa për fabrikimin e tyre të radhës, dëshirojmë të sqarojmë për publikun se është krejtësisht normale të publikohen emrat e kompanive të huaja prestigjioze, të cilat në mënyrë zyrtare marrin pjesë në procedura të hapura e transparente koncensionesh apo partneritetesh publike private.

Ministria e Energjisë dhe Industrisë, në zbatim të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, dhe vendimit të Këshillit të Ministrave me nr. 576, datë 10.7.2013 “Për miratimin e rregullave për identifikimin, vlerësimin dhe dhënien e koncesioneve për hidrocentralet”, pasi ka shqyrtuar propozimin e ardhur për ndërtimin e HEC Katund i Ri mbi Lumin Drin i Zi, ka bërë vlerësimin përkatës nëpërmjet Oponencës Teknike Shtetërore pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, KESH, dhe institucioneve të tjera që lidhen drejtpërdrejtë me këtë projekt.

Në përfundim të këtij procesi, bazuar edhe në studimin e kryer nga kompania franceze “SOGREAH”, e kontraktuar nga qeveria shqiptare pikërisht për të vlerësuar potencialin hidroenergjetik të lumit “Drini i Zi”, Ministria e Energjisë dhe Industrisë e ka vlerësuar projektin me një bonus (sipas legjislacionit në fuqi) prej 8 pikësh, vlerësim i miratuar nga Këshilli i Ministrave në mbledhjen e tij të datës 23.12.2015.

Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, Ministria e Energjisë dhe Industrisë do të vijojë me hapat e mëtejshme procedurale të përcaktuara në Ligjin nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar. Këto hapa përfshijnë hartimin e dokumentacionit standard të procedurës konkurruese (ToR), publikimin, vlerësimin e ofertave të mundshme dhe në rast të një procedure të suksesshme, negocimin e kontratës.

Siç shihet qartë, asnjë prej pretendimeve të Partisë Demokratike nuk qëndron. E vërteta është se ekziston një procedure ligjore që po ndiqet rreptësisht nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë, procedurë që siguron transparencë të plotë, konkurrencë të ndershme dhe vendimmarrje në interes të shqiptarëve.



Albania: HPP concession, 1.1 billion euros of investments, Monitor Magazine, 12/27/2015 (text in Albanian)

Përditësime TESH 2015 Posted on Sat, January 02, 2016 11:01:01

Investimet në 102 hidrocentralet e përfunduara tashmë dhe për 73 të tjera që
janë në proces arrijnë në 1.1 miliardë euro.

Sipas të dhënave të detajuara nga Agjencia e Burimeve Kombëtare Natyrore
(AKBN), duke filluar prej vitit 2002 deri më sot janë firmosur 173 kontrata
koncesionare për ndërtimin e 502 hidrocentraleve me kapacitet 2117 Mw dhe
prodhim vjetor 9159 Gwh, prej të cilëve 102 HEC-e kanë përfunduar. Fuqia e
instaluar e tyre është 275 MW dhe investimet kanë qenë 24.4 miliardë lekë.

Sipas situacionit të gushtit 2015, të dhënat e AKBN tregojnë se, për 73 HEC-e
puna është në proces dhe vlera e investimit e raportuar është 127 miliardë lekë
me një fuqi të instaluar 636.7 MW.

Vlerën më të lartë në këto investime e zë kontrata koncensionare me Statcraft
për HEC-et në lumin Devoll që aktualisht është në proces ndërtimi.

AKBN raporton se kanë leje për tu ndërtuar edhe 327 objekte HEC-esh.
Investimet e planifikuara janë 161 miliardë lekë për një fuqi të instaluar 1205
MW.

Territori hidrografik i Shqipërisë ka një sipërfaqe prej 44.000 km2 ose 57%
më shumë se territori i saj. Shqipëria ka 8 lumenj kryesorë: Drini, Buna, Vjosa,
Semani, Mati, Shkumbini, Ishmi dhe Erzeni. Lartësia mesatare e territorit
hidrografik të Shqipërisë është rreth 700 m mbi nivelin e detit.

Prurja mesatare shumëvjeçare e rrjedhjes së përgjithshme të lumenjve është
rreth 1.245 m3/sek. Për shkak të veçorive morfologjike, Shqipëria është shumë e
pasur në lumenj. Më shumë se 152 lumenj dhe përrenj, formojnë përfundimisht 8
lumenj të mëdhenj, që rrjedhin nga juglindja drejt veriperëndimit, kryesisht,
drejt bregdetit Adriatik.

Situacioni i investimeve në HEC-e deri në gusht 2015

Hidrocentrale në prodhim energjie 102

Fuqia totale e vendosur 275.3 MW

Prodhimi total i energjisë 1.201.2 Gwh

Investimi sipas kontratës koncesionare 24.452.546.120 lekë

Hidrocentrale në ndërtim
73

Fuqia totale e vendosur 636.7 MW

Prodhimi total i energjisë 2.384.8 GWh

Investimi sipas kontratës koncesionare 127.351.756.652 lekë

Hidrocentrale që nuk kanë filluar ende punimet ndërtimore
327

Fuqia totale e vendosur
1.205.4 MW

Prodhimi total i energjisë
5.573.7 GWh

Investimi sipas kontratës koncesionare
161.610.016.045 lekë



Albania: Kesh announces production of energy crisis, Monitor Magazine, 12/29/2015 (text in Albanian)

Përditësime TESH 2015 Posted on Thu, December 31, 2015 10:12:37

Albania: KESH lajmëron krizë prodhimi te energjise, Revista Monitor, 29.12.2015

Mungesa e reshjeve poshtë mesatares historike dhe vijimësia e periudhës së
thatë edhe për vitin që vjen po vë në vështirësi furnizimin me energji nga
prodhimi vendas.

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka vlerësuar si domosdoshmëri ruajtjen
e rezervës energjetike, për të mos cenuar sigurinë e furnizimit te vendit me
energji. Në këto kushte kërkesa e OSHEE prej 880 GWh për furnizimin me energji
të konsumatoreve tarifore gjatë muajve janar-shkurt, duhet të plotësohet duke
reduktuar prodhimin e KESH në rreth 400 GWh gjatë 2 muajve të ardhshëm
(janar-shkurt). Rreth 180 GWh parashikohet të prodhohet nga HEC-et e vegjël,
ndërsa pjesa tjetër prej 300 GWh do të kontraktohet nëpërmjet importit.

Gjate këtij viti KESH ka realizuar kërkesën e konsumatoreve tarifor për
periudhën Janar-Nëntor 2015 duke furnizuar OSHEE me 4,016 GWh. Për të njëjtën
periudhë të vitit 2014 KESH ka furnizuar OSHEE me 3,864 GWh dhe për të njëjtën
periudhe të vitit 2013 KESH ka furnizuar OSHEE me 3,563 GWh.

Mungesa e prodhimit vendas do të kanalizojë fondet e kompanive shtetërore të
energjisë, të siguruara nga arkëtimet drejt importet. Nëse thatësira zgjat
mundësitë për të financuar investimet e mëtejshme në OSHEE do të jenë të
kufizuara.

Rezervuari i HEC Fierzë aktualisht është në kuotën 276.3 m (kuota max. është
296 m), prurjet rezultojnë 60 m3/sec, katër here me te ulta se mesatarja
shumëvjeçare 1990-2015 per te njëjtën periudhe, ndersa rezerva energjetike rreth
650 GWh.

Por, situata hidroenergjitke e krijuar si pasojë e kushteve të disfavorshme
klimaterike, pritet të vështirësohet më tej, pasi reshjet e muajit janar 2016
nuk pritet të kenë intensitet të lartë që mund të rrisnin prurjet në nivelet e
mesatares shumëvjeçare, njoftoi KESH-in.



Mei: Albanian DSO privatisation leading to a damage of 414 million euros (text in Albanian)

Përditësime TESH 2015 Posted on Tue, December 29, 2015 12:07:32

Dëmi 414 milion euro, MEI çon në Prokurori dosjen e privatizimit të OSSH, Postuar më: 28 Dhjetor 2015

Ministria e Energjisë dhe Industrisë përfundoi auditimin e procesit të privatizimit të OSSH sh.a dhe zbatimin e Kontratës së Shitjes së Aksioneve të shoqërisë. MEI shpresoi se ky proces, së bashku me shkaqet e lindjes së konfliktit me CEZ Shpërndarje, do të auditoheshin nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, por fatkeqësisht, KLSH në shkelje të standardeve ndërkombëtare të auditimit, kontrolloi vetëm procesin e zgjidhjes me mirëkuptim të mosmarrëveshjes. KLSH nuk kontrolloi bazën e lindjes së këtij konflikti, të veprimeve apo mosveprimeve të institucioneve të shtetit shqiptar, të cilat shkaktuan këtë konflikt dhe dëmtuan rëndë interesat e shtetit shqiptar.

Në këto kushte, dhe në dobi të interesit publik, MEI vendosi të auditoje të gjithë procesin e privatizimit të OSSH duke filluar që nga krijimi i saj, përgatitjen për privatizim, hartimin e kuadrit ligjor përkatës, ndjekjen dhe zbatimin e procedurave të privatizimit, procesin e tenderimit, negocimin e kontratës, përmbylljen e procesit të privatizimit, zbatimin e kontratës së privatizimit, veprimet apo mosveprimet e institucioneve gjatë zbatimit të kontratës, ndërhyrjen e Qeverisë në vendimarrjen e institucioneve të pavarura si ERE, veprimet apo mosveprimet e institucioneve të shtetit shqiptar pas heqjes së licencës së shoqërisë CEZ Shpërndarje.

Mbi bazën e një analize të detajuar të dokumentacionit të administruar pranë MEI, por edhe të dokumentacionit të vënë në dispozicion nga institucionet e tjera si Kryeministria, MZHETTS, MF, ERE, OSHEE dhe KESH, konstatohet se privatizimi i OSSH, është një nga proceset më abuzive të kryera nga Qeveria e asaj kohe, i parakohshëm, në kundërshtim të hapur me aktet ligjore e nënligjore në fuqi dhe me praktikat më të mira të privatizimit në sektorët strategjikë, me elementë të pastër favorizues dhe të shkeljes së barazisë në tendera. Fakte që dëshmojnë qartë për një proces tejet fiktiv, me një fitues të paracaktuar, ende pa nisur mirë procesi i privatizimit dhe parashikueshëm që në fillim si një privatizim i dështuar.

Rezulton se këto veprime të paligjshme i kanë garantuar shoqërisë fituese të tenderit CEZ a.s. përfitime materiale të padrejta, duke dëmtuar rëndë me anë të veprimeve apo mosveprimeve të tyre, interesat e ligjshme të shtetit, të personave të tjerë juridikë dhe mbi të gjitha të konsumatorëve shqiptarë.

Në konkluzion të auditit konstatohet se veprimet ose mosveprimet e personave përgjegjës, të analizuara në mënyrë të detajuar në raport, kanë shkaktuar një dëm financiar që arrin në shumën 57,931,041,292 lek ose rreth 414 milion Euro.

  • 22,806,087,840 lek si dëm i shkaktuar nga ngritja e çmimit tme pakicë 2010-2014. Vendim i ERE nr.100, datë 15.12.2010 ku çmimi mesatar rritet nga 8.45 në 9.53 lek/KWh.
  • 13,603,704,156 lek si pasojë financiare nga rivlerësimi i borxhit të keq, për periudhën 31.12.2007-31.05.2009 sipas deklaratës rregullatore.
  • 8,818,986,918 lek dëm i shkaktuar për efekt të ndryshimit të tarifës së shitjes së energjisë në vitet 2012-2014, për efekt të rritjes së borxhit të keq nga 14% në 16.85%.
  • 5,980,000,000 lek dëmi i shkaktuar për falje detyrimesh për kredi afatgjata Mars 2009.
  • 2,871,232,945 lek dëmi i shkaktuar për efekt të ndryshimit të tarifës së shitjes së energjisë në vitin 2011, për efekt të ndryshimit të humbjeve nga 32% në 34.65%.
  • 1,900,000,000 lek dëm nga pranimi për pagesë detyrimi i pranuar i KESH por i paargumentuar për kohën e krijimit.
  • 1,572,029,433 lek dëm i shkaktuar nga rregullimi i çmimit të marrëveshjes.
  • 379,000,000 lek dëmi i shkaktuar nga kompensimi i diferencës tarifë shitjeje energjie për vitin 2009.

Bazuar në gjetjet e raportit, shkeljet e konsumuara dhe dëmi ekonomik që ka ardhur si pasojë e tyre, Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka depozituar në Prokurori kallëzimin penal përkatës për:

Genc Ruli, Ministër në ish METE dhe Neritan Alibali, Zv. Ministër në ish-METE, sëbashku me persona të tjerë, anëtarë të KVO, anëtarë të grupit të negocimit të marrëveshjes, kallëzohen pasi kanë kryer veprime e mos veprime në kundërshtim me përmbushjen e detyrave të tyre funksionale gjatë përgatitjes, zhvillimit të procedurave të tenderimit dhe negocimit për nënshkrimin e Marrëveshjes së Shitjes së 76 % të aksioneve të OSSH-së.

Enno Bozdo, Zv. Ministër në ish-METE dhe persona të tjerë të pa identifikuar, kallëzohen për propozim të akteve nënligjore, për tregues që janë kompetencë e institucioneve të pavarura rregullatore; si dhe kryerjen e veprimeve e mos veprimeve për ndjekjen e procedurave perkatëse pas heqjes së licencës së CEZ shperndarje.

Mimoza Vokshi, ish Drejtore e Përgjithshme e Shërbimeve Tregtare në ish METE dhe persona të tjerë të pa identifikuar, kallëzohen për veprime e mosveprime në kundërshtim me përmbushjen e detyrës lidhur me përgatitjen (paketimin) e OSSH sha për privatizim.

Ridvan Bode, ish Ministër në Ministrinë e Financave, Suzana Guxholli, ish Këshilltare pranë ish Kryeministrit si dhe persona të tjerë, kallëzohen pasi me veprimet e mosveprimet e tyre, në vitin 2012 kanë hyrë në një proces për zgjidhjen me mirëkuptim të mosmarrëveshjeve rregullatore të lindura midis kompanisë CEZ Shpërndarje dhe ERE, si dhe kanë vijuar me dhënien e miratimeve, kanë ushtruar ndikim të paligjshëm, për vendime jashtë kompetencave të tyrë institucionale.

Florjon Mima, Ministër në ish METE si dhe persona të tjerë të pa identifikuar kallëzohen për kryerjen e veprimeve e mos veprimeve në kundërshtim me përmbushjen e detyrës, për ndjekjen e procedurave përkatëse pas heqjes së licencës së CEZ Shpërndarje.

Nga veprimet e mosveprimet e kundraligjshme të personave të lartpërmendur dhe personave te tjerë, kanë ardhur pasoja të rënda për interesat e Buxhetit të Shtetit dhe të publikut, si dhe janë krijuar përfitime të padrejta materiale për subjekte private. MEI kërkon fillimin e ndjekjes penale ndaj personave të kallëzuar, për kryerjen e vepres penale të “Shpërdorimit të detyrës”, kryer veçmas dhe në bashkëpunim me persona të tjerë, parashikuar nga nenet 248 e 25 të Kodit Penal.

Provohet se të kallëzuarit dhe persona të tjerë, duke qënë persona që ushtronin funksionet më të larta publike në ish METE dhe apo në institucione të tjera, me veprime aktive dhe mosveprime, kanë synuar dhe realizuar ardhjen e pasojave të kundraligjshme, që janë:

– nxjerrja për privatizim i një shoqërie të sapo krijuar, por me rëndësi strategjike për interesat e vendit, e cila nuk kishte kryer asnjë bilanc energjitik të sajin, pa asnjë eksperiencë për të operuar në tregun e energjisë, pa astete të përcaktuara, duke e paraqitur OSSH si funksionale, me qëllim privatizimin me shpejtësi të saj,

– duke ndryshuar tregues të përcaktuar në Deklaratat Rregullatore, e duke marrë pushteti ekzekutiv kompetenca të Entit Rregullator;

– duke kualifikuar dhe shpallur fitues ofertuesin CEZ, në shkelje të hapur të kushteve minimale të performancës teknike, të cilat ishin shpallur me parë si kritere kualifikuese, e konkretisht në shkelje të VKM nr. 835 datë 11.06.2008, i ndryshuar;

– duke negocuar me kompaninë CEZ për nivelin e borxhit të keq që do të pranohej në llogaritjen e të ardhurave të kërkuara nga kompania, në kundërshtim e në kapërcim të kushteve të procedurës konkuruese, të përcaktuara më parë;

– duke negociuar për treguesin e humbjeve totale, si tregues i kushteve minimale të performancës teknike, i panegocueshëm;

– duke pranuar gjatë negocimeve të kryera, të gjitha kërkesat e ofertuesit të bëra gjatë paraqitjes së ofertës teknike, nga mosnjohja e situatës, si pasojë e mosfunksionimit real të OSSH dhe mosqënies së saj e gatshme për privatizim,

– mosvazhdimin e procesit për rivlerësimin e cmimit të shitjes, sipas kushteve dhe afateve të përcaktuara në nenin 3.3, të MSA datë 11.03.2009, dëshmon qartë për një proces fiktiv, me fitues të paracaktuar, me parregullsi dhe shkelje të shumta, duke i sjellë atij përfitime të padrejta e të pa merituara si dhe duke dëmtuar rëndë interesat e ligjshme të shtetit dhe publikut, per shumen 57,931,041,292 leke/ 414 Milion Euro.

Konstatohet se persona me autoritet shtetëror, pa asnjë tagër ligjor, kanë hyrë në një proces për zgjidhjen me mirëkuptim të mosmarrëveshjeve rregullatore të lindura midis kompanisë CEZ Shpërndarje dhe ERE. Nuk administrohet asnjë dokumentacion se mbi cfarë baze është ngritur Grupi i Punes dhe cili ka qënë qëllimi i tij. Për më tepër, mbi bazën e fakteve të mësipërme, konstatohet se këta persona, në tejkalim të plotë të kompetencave që u ngarkon ligji, kanë rënë dakort me CEZ në dëm të interesave të një kompanie tjetër publike, siç është KESH.

Gjithashtu, provohet se këta persona kanë vijuar me dhënien e miratimeve dhe kanë ushtruar ndikim të paligjshëm, për një vendimarrje që nuk i takonte institucionit të tyre, por ERE-s si një institucion i pavarur, i ngarkuar me ligj, për miratimin e tarifave të energjisë elektrike.

Gjithashtu mos veprimet e strukturave përkatëse, pas heqjes së licensës, e konkretisht:

– mosveprimi në drejtim të vlerësimit të aseteve të shoqërisë CEZ sha;

– mosveprimi për fillimin e procedurave të shpronësimit të aksioneve, kundrejt një shpërblimi të drejtë, si dhe për mbledhjen e dokumentacionit provues;

– mosmarrja e veprimeve për hapjen e procesit gjyqësor ndërkombëtar ndaj kompanisë CEZ për mospërmbushje të detyrimeve të saj, të përcaktuara në kuadrin rregullator specifik, dëmtuan rëndë pozitën mbrojtëse të shtetit në arbitrazhin ndërkombëtar të filluar vetëm nga CEZ dhe jo nga pala shqiptare.

Mos veprimet e mësipërme, kanë qenë të qëllimshme, e me pasoja të rënda për Buxhetin e Shtetit, në kuadër të përfitimeve e privilegjeve të pa drejta që i ishin lejuar shoqërisë CEZ a.s. që në momentin e shpalljes fitues për privatizimin e OSSH, duke lënë pezull problemet, si dhe duke i lënë kësaj shoqerie kohë dhe mundësi për të filluar procesin gjyqësor ndaj shtetit shqiptar, e madje duke i krijuar CEZ a.s. hapësira e argumenta edhe për ta fituar këtë proces.

PERMBLEDHJE NGA GJETJET E RAPORTIT TE AUDITIMIT



Albanian DSO imports electrical energy for 11 million Euros, Monitor Magazine, 25/12/2015 (text in Albanian)

Përditësime TESH 2015 Posted on Sun, December 27, 2015 10:39:02

OSHEE
importon 11 mln euro energji,
Revista Monitor, 25.12.2015 (text in shqip)

Operatori
i Shpërndarjes së Energjisë ( OOSHE) mbylli tenderin e importit të energjisë
për muajin janar 2016 ne sasinë 215,760 MWh, e konvertuar ne vlerë monetare
11,130,366 euro (pa TVSH).

Garën
e fituan Shoqëria Danske Commodities, Shoqëria Ayen Energy Trade, Shoqëria AXPO
doo Beograd, Shoqëria GEN-I Tirana, Shoqëria GSA sh.p.k, Shoqëria EFT AG
sh.p.k, duke ofruar një çmim mesatar 50.67 megavat. Bursa hungareze me të cilën
referohen çmimet në tenderët e importit dhe eksportit të energjisë për vitin
janarin e 2016 e ka vënë çmimin e 1 MWh 43.25 (në HUPX base).

Diferenca
ndërmjet çmimit të importit dhe të bursës është 7.3 euro, por burimet ne OSHEE
argumentuan se për shkak të kërkesës së lartë për energji që karakterizon
muajin janar çmimet e kapaciteteve të transmetimit janë më të larta se
zakonisht.

Ekspertët
nga OSHEE argumentojnë se, në diferencën 7.3 euro ndërmjet importit vendas dhe
çmimit në bursë, 3.6 euro për MWh është kostoja që i paguhet kompanisë
shqiptare të transmetimit të Energjisë OST. Kompanitë e transmetimit ofrojnë
çmime më të larta në periudhën e dimrit. Gjithashtu 1 euro është pagesë plus
për linjën e transmetimit jashtë Shqipërisë. Kështu vetëm kosto e transmetimit
mbi çmimin e Bursës është 4.6 euro.

Ndërsa
1.5 euro për MWh llogariten si kosto për pagesat e vonuara që OSHEE kryen ndaj
kompanive (me 90 ditë vonesë) në një kohë që rregullat e BE nuk pranojnë pagesa
më vonë se 20 ditë.

Ekspertët
e OSHEE pohuan se, shkak për këtë diferencë është edhe sasia e madhe e importit
në janar, gati 40 për qind më e lartë se e muajve të zakonshëm, duke ushtruar
kështu presion për një çmim më të lartë se gjatë vitit.

Ekspertët
e OSHEE pohuan se gjatë negociatave me kompanitë u kursyen 800 mijë euro, duke
kujtuar se diferenca e çmimeve të importit me bursat kanë 20-30 euro për MWh në
janarin e viteve të shkuara.

For
more find here:



Albania: A new regulations for energy purchases, Magazine Monitor, 22/12/2015 (text in Albania)

Përditësime TESH 2015 Posted on Wed, December 23, 2015 11:20:51

Gati rregullorja e re për blerjet e energjisë, Revista Monitor, 22.12.2015

Enti Rregullator i Energjisë ka gati një rregullore të re me të cilën synon
të përcaktoje procedura eficente dhe praktike për OSHEE sh.a. për blerjen e
energjisë elektrike nga tregtarët dhe të sigurojë blerje të energjisë elektrike
me kosto sa me të ulët, duke nxitur pjesëmarrjen e Tregtarëve në procesin e
blerjes së energjisë elektrikë. Enti Rregullator i Energjisë shpjegon e
rregullorja e re synon të nxisë konkurrencën në procesin e blerjes se energjisë
elektrike dhe të rrisë transparencën. Por shpallja e fituesit nëpërmjet
negocimit është lënë në fuqi.

Autoriteti blerës është përgjegjës për përcaktimin e grafikut të fuqisë në MW
dhe te energjisë në MWh përkatësisht (ne kapacitet dhe ne sasi te energjisë
elektrike) qe ai do te blejë sipas procedurave të përcaktuara në këtë
rregullore, si dhe për përcaktimin e periudhës kohore dhe programit të livrimit
të saj që duhet të llogaritet duke marrë parasysh përcaktimet e Modelit të
Tregut të Energjisë Elektrike, Rregullave të Tregut të Energjisë Elektrike si
dhe Kodeve të Funksionimit te Rrjetit.

Neni 6 -Zbatimi

Procedurat e blerjes së energjisë elektrikë të përcaktuara në ketë rregullore
do ti zbatoje OSHEE/FSHU:

a) kur nevojat e OSHEE/FSHU për plotësimin e kërkesës për energji te
konsumatoreve/klientëve tariforë nuk plotësohen nga KESH;

b) për mbulimin e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes.

c) dhe/ose në rastet e zbatimit te instruksioneve të OST sh.a në lidhje me
shmangien e devijimeve dhe/ose sigurisë se sistemit;

d) në rastin e blerjes së energjisë elektrike në kushte emergjente, përfshire
dhe pa u kufizuar ne avaritë e ndodhura ne njësite shpërndarëse të energjisë
elektrike.

Neni 7- Përjashtime të veçanta

7.1 Procedurat e blerjes së energjisë elektrike të përcaktuara në këtë
rregullore nuk zbatohen për blerjen e saj nga Prodhuesit Vendas të licencuar që
kanë një marrëveshje shitblerjeje sipas legjislacionit ne fuqi.

7.2 Procedurat e blerjes se energjisë elektrike të përcaktuara në këtë
rregullore nuk zbatohen në rastet e blerjes së energjisë elektrike në mënyre
direkte (pa përfshire ndërmjetësit) nga bursat energjetike.

7.3 Procedurat e blerjes së energjisë elektrike te përcaktuara në këtë
rregullore nuk zbatohen ne rastet e blerjes se energjie elektrike nga OSHEE sh.a
nëpërmjet pjesëmarrjes në procedurat e shitjes se energjisë elektrike qe
organizohen nga KESH sh.a.

Neni 8 – Kontratat për blerjen e energjisë elektrike

1. Blerja e energjise ëlektrike nga ana e Autoritetit Blerës prej Tregtarëve
të energjisë elektrike/shoqërive që ofrojne shitje të energjisë elektrike, në
kuptim te nenit 5 të këtyre rregullave, kryhet mbi bazë të kontratave që lidhen
si rrjedhojë e procedurave dhe kritereve të përcaktuara ne këte rregullore.

2. Kontratat do të hartohen në përputhje me dispozitat e “Marrëveshjes kuadër
lidhur më lëvrimin dhe pranimin e energjisë elektrike”, të hartuar nga Federata
Europianë e Tregtarëve të Energjisë, me dispozitat detyruese përkatëse të Kodit
Civil të Republikës së Shqipërisë si dhe në bazë të negociatave mes palëve.

Neni 9 -Ftesa për blerje të energjisë elektrike

Për çdo blerje të energjisë elektrike, në përputhje me këtë Rregullore,
Titullari i Autoritetit Blerës, harton ftesën me termat përkatëse për blerjen e
energjisë elektrike.

Ftesa përmban te paktën:

– Sasinë e energjisë elektrike në MËh qe kërkohet për tu blerë;

– Grafikun ditor të livrimit;

– Kohëzgjatjen e livrimit në ditë/javë/muaj;

– Periudhen e plote kohore të livrimit te energjisë elektrike të përcaktuar
në marrëdhëniet kontraktuale (shit-blerjes);

– Siguruesin e kapaciteteve te transmetimit;

– Piken e livrimit te energjisë elektrike;

– Kërkesat për kualifikimin ne procedurën e blerjes sic parashikohet ne nenin
10;

– Kriterin e vlerësimit te ofertave;

– Date, orën dhe vendin ne te cilin do te hapen dhe njëkohësisht lexohen
ofertat;

– Ftesën për të gjithë përfaqësuesit e shoqërive pjesëmarrëse si dhe të
publikut te Drejtoria e Blerjes se Energjisë OSHEE sh.a Nëntor 2015 interesuar
qe të marrin pjesë në hapjen dhe leximin e ofertave;

– Vlefshmërinë e ofertave;

– Kushtet e pagesave;

2- Autoriteti Blerës do të publikoje në faqen e tij zyrtare të internetit çdo
ftesë për blerje të energjisë elektrike në të njëjtën dite që fton kompanitë e
listuara prej tij, për të marre pjesë në procesin e blerjes se energjisë.

Neni10- Dokumentacioni Ligjor – Administrativ

1- Çdo shoqëri e licencuar për tregtimin e energjisë elektrike në Shqipëri
dhe/ose ne një vend anëtar te Traktatit te Komunitetit të Energjisë që dëshiron
të marrë pjesë në, procedurën e blerjes se energjisë elektrike duhet te paraqesë
pranë Autoritetit Blerës, dokumentacionin e nevojshëm administrativ qe verteton
aftësinë e tij ligjore si dhe atë te tregtimit te energjisë elektrike, nga
institucionet kompetente te shteteve përkatëse ku janë regjistruar dhe ushtron
aktivitetin apo ka seline e tij qendrore si dhe nga institucionet e shtetit
shqiptar si me poshtë vijon:

a) Dokumentacionin qe vërteton regjistrimin e shoqërisë ne regjistrat
përkatës tregtar gjyqësor te shtetit ne te cilin shoqëria është krijuar apo
regjistruar.

b) Licencën per tregtimin e energjisë elektrike te lëshuar nga ERE për
tregtaret te cilët janë krijuar apo regjistruar ne Republikën e Shqipërisë, apo
shtetet përkatëse për ata Tregtare te energjisë elektrike te cilët janë krijuar
apo regjistruar jashtë Republikës se Shqipërisë.

c) Dokumentacionin e lëshuar nga institucionet kompetente te shtetit jo me
herët se 3 muaj nga momenti I depozitimit, te cilët vërtetojnë se:

– Tregtari apo përfaqësuesit ligjore te shoqërisë nuk janë dënuar me vendim
gjykate te formës se prere për shkelje penale

– Tregtari apo përfaqësuesit ligjore te shoqërisë nuk janë dënuar me vendim
gjykate te formës se prere për ceshtje qe lidhen me aktivitetin e tregtimit te
energjisë elektrike;

2. Ne baze te këtyre dokumenteve, Autoriteti Blerës do te hartoje listën e
shoqërive te përzgjedhura qe do te ftohen prej tij ne procedurat e blerjes se
energjisë elektrike qe do te zhvillohen ne vazhdimësi. Ne momentin e përfshirjes
se shoqërisë se interesuar ne listën e shoqërive te përzgjedhura, Autoriteti
Blerës është i detyruar qe ti dërgoje ftese për pjesëmarrje te gjitha shoqërive
te përfshira ne ketë liste. Lista botohet brenda datës 15 Dhjetor te çdo viti ne
faqen e internetit te Autoritetit Blerës, si dhe ne te gjitha rastet e
përditësimit.

3. Ky informacion do te kërkohet çdo vit nga te gjithë Tregtaret me te cilet
Autoriteti Blerës bashkëpunon ose ka marrëdhënie kontrakture gjate viteve te
fundit. Ky informacion duhet te paraqitet brenda datës 30 nëntor te çdo viti dhe
do te jete i vlefshëm për vitin pasardhës.

4. Tregtaret qe shprehin per here te pare interesin e tyre per te marre pjese
ne procedurat e blerjes se energjisë elektrike te zhvilluar nga Autoriteti
Blerës, te cilet nuk kane depozituar dokumentacionin ligjor te kërkuar me pare
do te paraqesin dokumentacionin e mësipërm pranë këtij te fundit se bashku me
shprehjen e interesit. Autoriteti Blerës vendos brenda dhjete ditësh pune ne
lidhje me kërkesën e paraqitur. Autoriteti Blerës do te perfshije ne Drejtoria e
Blerjes se Energjisë OSHEE sh.a Nentor 2015 listën e shoqërive te përzgjedhura
te gjitha shoqëritë qe shprehin interes dhe qe paraqesin te gjitha dokumentet e
kerkuara.

5. Pas përfshirjes ne listën e shoqërive qe Autoriteti Blerës i dërgon ftese
per pjesëmarrje ne procedurat e blerjes, shoqëritë pjesëmarrëse paraqesin ne
procedurën e blerjes vetëm formularin e ofertës me te dhënat e kërkuara.

6. Autoriteti Blerës nuk mund te refuzoje/përjashtoje shoqëritë qe kane
paraqitur dokumentacionin e plote te kërkuar për te marre pjese ne procedurat e
blerjes se energjisë elektrike. Cdo përjashtim nga këto procedura/mos dërgimi i
ftesës për te marre pjese ne këto procedura, mund te kryhet vetëm pas miratimit
nga Bordi i ERE.

Neni11 -Kriteret e vlerësimit te ofertave

Ne ftesën per blerje qe Autoriteti Bleres i drejton shoqërive te përfshira ne
listën e shoqërive te përzgjedhura qe do te ftohen prej tij ne procedurat e
blerjes se energjisë elektrike, përcakton kriterin kryesor te vleresimit te
ofertave te kualifikuara sipas kritereve te kualifikimit te përcaktuara ne ketë
rregullore, i cili ne kete rast do te jete çmimi/njesi dhe/ose çmimet/njësi me
te ulëta, te cilat rezultojnë te tilla ne përfundim te procedurës se vlerësimit
te ofertave. Ne rastet e procedurave me objekt blerjen e energjisë elektrike
përkundrejt (me reference) ndaj nje burse energjetike, kriteri i vlerësimit do
te jete koeficienti dhe/ose vlera me e favorshme, përkundrejt bursës
energjetike, per Autoritetin Bleres.

Neni 12 -Komunikimi i Autoritetit Blerës me shoqëritë pjesëmarrëse ne
procedurat e blerjes se energjise elektrike

I gjithë komunikimi i Autoritetit Blerës me shoqëritë pjesëmarrëse në
procedurat e blerjes së energjisë do të kryhen me çdo forme të lejuar të
komunikimit zyrtar të njohur dhe aprovuar nga legjislacioni në fuqi në RSH, duke
përfshirë postën zyrtare, faksin, e-mailin etj”. Mënyra e komunikimit do te jete
e njëjte për te gjithë.

Neni 13 – Procedura e vleresimit te ofertave

Ne baze te nevojës per blerje te energjisë elektrike te përcaktuar nga OSHEE
sh.a. , Titullari i Autoritetit Blerës nxjerr Urdhrin për zhvillimin e
procedurës se blerjes se energjisë elektrike. Ky urdhër përben një akt ekzekutiv
te Titullarit te Autoritetit Blerës, qe përcakton te dhëna te karakterit
tekniko-ekonomik te Blerjes se energjisë elektrike si dhe përcakton anëtaret e
komisionit qe do te kryeje zhvillimin e procedurës se Blerjes. Komisioni është
përgjegjës për zhvillimin e te gjithë procedurës se blerjes se energjisë
elektrike.

Ky urdher duhet te përmbaje:

– sasine e energjisë elektrike ne MËh qe do te blihet;

– grafikun ditor te livrimit te energjise elektrike;

– siguruesin e kapaciteteve te transmetimit;

– kohezgjatjen e periudhës se livrimit te energjisë elektrike;

– daten/oren e paraqitjes se ofertave;

– kriterin e vlerësimit te ofertave;

Drejtoria e Blerjes se Energjisë OSHEE sh.a Nëntor 2015

– piken e livrimit te energjisë elektrike;

Ne çdo rast, Titullari i Autoritetit Blerës mund te përcaktoje ne ketë urdhër
edhe kërkesa dhe kushte te tjera, kërkesa dhe kushte te cilat duhet qe te jene
ne përputhje me legjislacionin ne fuqi, përfshire dhe pa u limituar ne Kodin
Civil te Republikës se Shqipërisë. Komisioni i blerjes se energjisë elektrike
nis ftesën per oferte, qe i drejtohet ne mënyre te njëkohshme e te dokumentuar
me e-mail te gjithë tregtareve te energjisë elektrike te përcaktuar si me lart
ne ketë rregullore. Ftesa përmban te paktën kërkesat e përcaktuara ne nenin 9 te
kësaj Rregulloreje. Kjo Ftese per Ofertë publikohet ne faqen zyrtare elektronike
te internetit te Autoritetit Blerës ne po te njëjtën dite qe ju drejtohet
Tregtareve nga Autoriteti Blerës. Brenda afatit te përcaktuar ne ftesën per
oferte, i cili ne cdo rast nuk duhet te jete me i shkurtër se 24 ore pune per
blerjet me periudhe livrimi te parashikuar prej me shume se dy ditësh, 4 ore
pune per blerjet me periudhe livrimi te parashikuar prej me pak se dy ditësh dhe
2 ore ne rastet e blerjes se energjisë elektrike ne kushtet e emergjencës,
Komisioni i Blerjes se energjisë elektrike do te pranoje ofertat e Tregtareve
pjesëmarrës qe kane paraqitur Oferte,- Hapja dhe paraqitja e ofertave do te
zhvillohen vetëm ne ditët qe konsiderohen si dite pune ne Republikën e
Shqipërisë, përveç ne rastet e blerjes se energjisë elektrike ne kushtet e
emergjencës.

Paraqitja e ofertave per shitje te energjisë elektrike nga shoqëritë
ofertuese do te behet me nje zarf te mbyllur dhe/ose me email/faks, do te
dorezohet/dërgohet ne Autoritetin Blerës ne oren dhe daten e percaktuar ne
ftesën per oferte. Komisioni i Blerjes se energjisë hap/printon te gjitha
ofertat qe jane dorëzuar ne Autoritetin Blerës brenda afatit te përcaktuar ne
ftesën për oferte, ne prani te perfaqesueve te shoqërive ofertuese, dhe lexon
per cdo oferte:

– Emrin e ofertuesit;

– Kapacitetin e ofruar/periudhe (MË);

– Sasine e ofruar/periudhe (MËh);

– Cmimin/njesi/periudhe (Euro/MËh);

– Vleren totale/periudhe (Euro);

– Profilin e livrimit per te gjithe periudhen kohore;

– Piken e livrimit te energjise elektrike;

– Vlefshmërinë e ofertës;

3. Komisioni i Blerjes negocion me shoqërinë apo shoqëritë e përzgjedhura nga
ky Komision pas shqyrtimit dhe vlerësimit të ofertave. Komisioni i Blerjes, në
procesin me negocim do të komunikojë njëherazi brenda 24 orësh, me 5 shoqëritë
që kanë paraqitur ofertat me çmimet/njësi më të ulëta apo me më shumë shoqëri
deri në plotësimin e gjithë sasisë së kërkuar për blerje, duke pasur si kusht
uljen e çmimit/njësi të paraqitur nga shoqëritë. Komisioni në ftesën për negocim
do të përcaktojë afatin e pranimit të ofertave të negociuara i cili në cdo rast
nuk do te jetë me pak se 4 ore pune nga marrja e ftesës për negocim.

4. Titullari i Autoritetit Blerës jo me vone se 24 ore pune nga marrja e
raportit përmbledhës, ne rast te miratimit prej tij, shpall oferten/ofertat
fituese. Komisioni i Blerjes ka pergjegjesine per ruajtjen e konfidencialitetit
te te gjitha ofertave te marra nga Tregtaret pjesëmarrës ne procedure.

Drejtoria e Blerjes se Energjise OSHEE sh.a Nentor 2015

5. Brenda nje afati jo me shume se 24 ore pune, nga marrja e vendimit per
shpalljen e oferte s/ofertave fituese, Autoriteti Blerës lidh kontratat
përkatëse. Nëse ofertuesi fitues refuzon te lidhe kontratën per blerjen e
energjisë elektrike, atëherë Autoriteti Blerës do te procedoje me negocimin për
lidhjen e nje kontrate me ofertuesin e radhës, te kualifikuar. 6. I gjithe
dokumentacioni shoqërues i te gjithe procedurës se Blerjes se energjisë se
bashku me kontratën e lidhur midis Autoritetit Blerës dhe ofertuesit(ve) fitues,
do te dokumentohet dhe ruhet sipas legjislacionit ne fuqi.

Neni14 – Sqarimi dhe korrigjimi i ofertave

1. Per shqyrtimin, vlerësimin dhe krahasimin sa me te drejte te ofertave te
paraqitura nga ofertuesit, Autoriteti Blerës, kur e gjykon te arsyeshme, u
kërkon ofertuesve sqarime ose informacion lidhur me to.

2. Autoriteti Blerës korrigjon ato gabime ne oferte, qe janë thjesht te një
natyre aritmetike, nëse gabimi nuk ndikon drejtpërsëdrejti ne kushtet dhe
kriteret thelbësore te ofertës.

Neni15- Deklarata e konfliktit te interesave

Pas pranimit te ofertave, çdo anëtar i komisionit do te nënshkruaje
deklaratën, me ane te se ciles shpreh mungesën e konfliktit te interesave te tij
me ofertuesit, ne përputhje me legjislacionin ne fuqi. Nese nje nga anëtaret e
Komisionit është ne kushtet e konfliktit te interesave me nje nga ofertuesit,
atëherë Kryetari i Komisionit do t’i kërkoje Titullarit te Autoritetit Blerës
zëvendësimin e tij. Deri ne emërimin e anëtarit tjetër, Komisioni nuk do te
procedoje me vlerësimin e ofertave.



ERE Decision on Operation Market Producers with installed capacity below 1 MW and selfproducer Electricity (text in Albania)

Përditësime TESH 2015 Posted on Thu, December 17, 2015 22:37:30

Vendim Nr. 153, datë
11.12.2015 mbi Operimin në Treg të Prodhuesve me Kapacitet të Instaluar nën 1
Mw dhe Vetëprodhuesve të Energjisë Elektrike

Bordi i ERE, në mbledhjen e tij të datës 11.12.2015 në lidhje
me operimin në treg të prodhuesve kapacitet të instaluar deri në 1 MW ;

Konstatoi se :

1. ERE merr vendime, të cilat janë të detyrueshme për zbatim
nga të gjithë të

licencuarit që veprojnë në sektorin e energjisë elektrike (
neni 20, gërma a, i

Ligjit 43/2015 “Për sektorin e energjisë elektrike”)

2. ERE ndër objektivat e saj ka krijimi i kushteve
lehtësuese për futjen në rrjet

të kapaciteteve të reja prodhuese, si dhe heqjen e
barrierave që mund të

pengojnë futjen e pjesëmarrësve të rinj të tregut ( Neni 18,
pika “b” i Ligjit

43/2015 “Për sektorin e energjisë elektrike”.

3. Çdo shoqëri tregëtare që dëshiron të ushtrojë aktivitetin
e prodhimit të

energjisë elektrike me kapacitet të instaluar deri në 1 MW,
mund t`a bëjë atë

pa miratimin e ERE (Neni 37, pika 6, gërma “b”, i ligjit
43/2015 “Për

sektorin e energjisë elektrike”).

4. Administrata publike, në ushtrimin e funksioneve të saj,
mbron në çdo rast

interesin publik, si dhe të drejtat dhe interesat
kushtetuese e ligjore të

personave privatë. (Neni 10 i Ligjit 8485 “Kodi i
procedurave Administrative

në Republikën e Shqipërisë”).

Vendosi :

1. Vetëprodhuesit, të cilët nuk janë të lidhur me rrjetin
kombëtar ose kur lidhen

në rrjetin kombëtar për qëllime të mirëmbajtjes së njësisë
së prodhimit, nuk

pajisen me licencë nga ERE.

2. Prodhuesit, përfshirë dhe vetëprodhuesit e energjisë
elektrike të lidhur në

rrjetin kombëtar, me kapacitet të instaluar deri në 1 MW,
nuk pajisen me

licencë nga ERE.

3. Kategoritë e prodhuesve dhe të vetëprodhuesve të
parashikuar në pikat 1 dhe

2 të këtij vendimi, kanë detyrimin të njoftojnë ERE-n, në
çdo rast që fillojnë

të ushtrojnë veprimtari në Tregun e Energjisë Elektrike.

4. Drejtoria Juridike dhe e Mbrojtjes së Konsumatorit të
njoftojë të licencuarit

KESH sh.a, OST sh.a. dhe OSHEE sh.a. për vendimin e Bordit
të ERE-s.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë

Ky vendim botohet në Fletoren Zyrtare.



Next »